Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lezhë- Mamurras, në afërsi të fshatit Gjormë.
Mësohet se një automjet me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me një tjetër makinë të drejtuar nga shtetasi A.L. 48 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur 19 vjeçarja me inicialet S.LL, banuese në Mirditë si dhe një 23 vjeçar me inicialet E.S., banues në Lezhë.
Dy të rinjtë ishin pasagjerë në automjetin me drejtues 30-vjeçarin A.L..
Fatmirësisht dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën
Sakaq policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.