Aligatorët në Karolinën e Veriut, nuk janë tifozë të kohës së ftohtë të stinës së dimrit. Ata kanë vendosur të kalojnë sezonin duke ngirë veten në këneta, duke nxjerrë vetëm majën e turirit sipër akullit.
Pamjet e turitit të aligatorëve dhe dhëmbëve të tyre sipër akullit janë publikuar në mesiat sociale nga George Hoëard, drejtues i Parkut Swamp në Ocean Isle Beach.
Temperaturat ranë në minus 20 Celsius gjatë natës më 21 janar dhe aligatorët ngrinë. Masa e çuditshme është “një teknikë mbijetese, që ata kanë fituar gjatë një kohe të gjatë”, tha drejtuesi i parkut.
Krijesat me gjak të ftohtë mund të ngadalësojnë metabolizmin e tyre në mënyrë dramatike për të ngrirë, në thelb një formë letargjie për t’u përballur me kushtet jashtëzakonisht të ftohta.
Zvarranikët e Parkut Swamp e bënë për herë të parë sjelljen e çuditshme dimrin e kaluar kur Hoëard i dalloi ato teksa qëndronin të palëvizshme në moçalin e akullt.