Templates by BIGtheme NET

Basha i përgjigjet ambasadës amerikane: Jo palë me partitë apo personat, të përfaqësojnë demokracinë

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi se ambasadat e huaja në Shqipëri nuk duhet të bëhen palë me asnjë parti politike apo person në vend, por të jenë palë me vlerat e vendeve që përfaqësojnë.

Basha e bëri deklaratën pas takimit me ministrin me ministrin e Jashtëm të çekisë. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë në faqen e saj në “Facebook”.

“Nuk komentoj deklaratat e ambasadave meqë më pyesni.Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh.” – tha Basha.

Ai tha se protesta e nesërme do jetë një tjetër rast për shqiptarët që të bashkohen dhe të ngrenë zërin pasi ata e kanë kuptuar se protesta është e vetmja mënyrë për të ndalur të keqen.

“Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta. Këtë e tregoi protesta e Teatrit, këtë e tregoi protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta e Studentëve, këtë e tregoi protesta e 16 Shkurtit dhe protestat e tjera që pasuan, këtë do e tregojë edhe protesta e së nesërmes, për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës.” – shtoi Basha.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto