Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Durrës: Politikanët e lidhur me dosjet 339 dhe 184 e kanë vendin në qeli


Në një takim me të rinjtë në Durrës, Basha iu përgjigj studentëve se cili ishte plani i tij. Pasi theksoi edhe një herë largimin e kryeministrit Edi Rama, qeverinë tranzitore, Basha shtoi se kërkon edhe dënimin e politikanëve të lidhur me krimin.

Ai tha se do të gjithë politikanët e lidhur me dosjen 339 dhe 184, e kanë vendin në qelinë e burgut.

“Kushti i parë dhe i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës. E dyta një qeveri tranzitore. Anëtarët e këtij kabineti nuk duhet të kenë asnjë lidhje me krimin.

Kushti i tretë është zbardhja dhe çuarja para drejtësisë e gjithë politikanëve të përfshirë në shit-blerjen e votës e krimin e organizuar, dosjen 339, Vangjush Dakon me shokë, dosjen 184 të Dibrës, në mënyrë që qytetarët ta shogin e ta besojnë se gjithë politikanët që është ulut me kriminelët për të dhunuar vullnetin e tyre ka vetëm një vend e ky vend nuk është karrigia e Parlamentit, ky vend nuk është karrigia e ministrit, por ky vend është qelia e burgut. Pra kjo do të jetë jo thjesht drejtësi, edhe vetëm drejtësia do të mjaftonte por edhe një masë parandaluese. Masat e tjera duhet të lindin edhe nga pësimet e të lkaluarës.

Marrëveshja e 17 majit 2017, u bë në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një shans Ramën dhe Rama e tregoi fare mire se ky ishte një gabim i madh, sepse në një vit e gjysëm që nga ai moment, Shqipërinë e kriminalizoi më shumë, korrupsionin e rriti, pushtetet i kapi, ekonominë e çoi në kolaps, e më shumë të rinj po ikin.

Prandaj kur më pyesin pse nuk ulesh me Ramën, pse nuk na dëgjon, unë përgjigjen e kam shumë të thjeshtë, ‘ju dëgjova njëherë por e kishit gabim. Tani dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë, vetëm rininë shqiptare.’”, tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *