Templates by BIGtheme NET

Botërori 2022 me 48 skuadra? Çfarë thotë kreu i FIFA-s

Vendimi nëse Botërori i ardhshëm i futbollit, ai i Katarit 2022, do të luhet me 48 skuadra nga 32 që ka aktualisht, do merret në muajin qershor, tha kreu i FIFA-s.

Këshilli i FIFA-s u takua të premten në SHBA dhe diskutoi rezultatet e një studimi fizibiliteti që shikonte mundësinë e zgjerimit të turneut.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se studimi tregoi se ishte e mundur të rritet numri i ekiipeve pjesëmarrëse në 48 ekipe “duke siguruar që disa kushte të plotësohen”.

Infantino tha gjithashtu se duke bërë kështu do të kërkonte që disa vende fqinje të plotësonin mangësitë në akomodim dhe se FIFA po “punonte shumë ngushtë” me Katarin për të eksploruar mundësinë e zgjerimit të turneut.

“Ne do të shkojmë në fazën e ardhshme, ne do të shqyrtojmë mundësinë se kush nga vendet e Gjirit do ketë mundësinë të presë disa ndeshje dhe ekipet bashkë me tifozërinë.” – tha Infantino.

Katari i është dhënë e drejta për të organizuar Kampionatin Botëror 2022, i pari që do të mbahet nga një komb në Lindjen e Mesme.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto