Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët francezë në Tiranë, s’mbajnë anë: Nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme!


Dy deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy ndodhen në Tiranë për të diskutuar me palët politike, për procesin e integrimit të Shqipërisë, dhe për çeljen e negociatave në qershor.

Ata u pritën nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Por përsa i përket krizës politike në vend, me mandatet e djegura në bllok nga opozita, dy deputetët francezë kanë deklaruar se nuk duan të ndërhyjnë në çështjet e Brendshme.

“Kemi ardhur për të diskutuar edhe për situatën politike. Është e rëndësishme të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime më të detajuara pas zgjedhjeve evropiane. Kemi ardhur për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kemi pasur takime edhe me opozitën dhe me qeverinë dhe e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Duhet konsensus edhe nga ana e publikut. Duhet të kemi parasysh edhe reformat që bën Shqipëria siç është reforma në drejtësi. Kam besim se do gjendet zgjidhje nga shqiptarët”- tha deputeti francez Jacques Maire.

Lidhur me çeljen e negociatave, Balla tha se është i sigurt që Franca do e mbështesë Shqipërinë në qrshor dhe se hapja e negociatave do të bëhet.

Por deputeti francez nuk dha një përgjigje kaq të qartë, përkundrazi.

 “Nuk mendoj se përgjigja është kur Franca do të thotë ‘po’, por kur do të jetë gati Franca për tu shprehur. Se kur Franca do të jetë e gatshme të thotë se kur Shqipëria do të jetë pjesë e BE nuk është një risi, por është një pikë shumë e rëndësishme. Nëse zgjerimi do të ishte diçka për të frikësuar qytetarët për zgjerimin e BE, edhe kjo mund të ndodhë. Përpjekja jonë është letra e Macron, kjo do të thotë që të kemi një komision të ri, një parlament të ri dhe një këshillë të re gjithashtu, një shumicë progresiste në Evropë, sepse po të kemi një mazhorancë të ekstremit të djathtë do të kemi  më shumë probleme në Evropë”- tha ai.

Deputetja tjetër franceze Liliana Tanguy u shpreh se qëllimi i vizitës është forcimi më shumë i bashkëpunimit mes vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *