Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut mund t’u rikthehet testeve bërthmore


Pheniani mund të ngrijë bisedimet me SHBA-në dhe të ripërtërijë testet e raketave dhe testet bërthamore, pasi zyrtarët e lartë amerikanë anashkaluan bisedimet e presidentit amerikan, Donald Trump me liderin koreano-verior, Kim Jong-un në samitin e Vietnamit, tha një diplomat i lartë i Koresë së Veriut.

Samiti i Hanoit në Vietnam mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, përfundoi përpara afatit dhe pa asnjë marrëveshje.

Koreja e Veriut bëri vlerësimin e parë publik të takimit të premten, me zëvendësministrin e Jashtëm, Choe Son-hui, i cili mori pjesë në bisedime, duke akuzuar figura të larta në ekipin e Trump, që e tejkaluan presidentin duke sjellë “një atmosferë armiqësie dhe mosbesimi” në tryezë.

Sipas Phenianit, deklaratat e Mike Pompeo e John Bolton për denuklearizim të plotë të Koresë së Veriut pas heqjes së sanksioneve është një “sofizëm absurd” dhe nuk mund të merret në konsideratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *