Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama mallkim që ka kapluar vendin, do e shporrim


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama për batutat e përdorura prej tij në takimin e sotëm në Berat, i cili përmendi shenjtorët e besimit bektashian.

Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat e LSI në Kamëz, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës duke deklaruar:

“Prandaj i bëj thirrje Edi Ramës, kudo shkoftë në vende të krishtera apo myslimane, apo edhe bektashi, Mos ironizo dhe mos përmend emrat e të shenjtëve mbi të cilët shqiptarët kanë ngritur besimin në atdhedashuri, sepse mallkimi i tyre do të bjerë mbi kokën e tij dhe ai nuk do ta shpaguajë dot, jo në këtë jetë, por as në jetën tjetër”. – tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se rilindja ka dështuar pasi vendi e drejton një qeveri e lidhur me grupe kriminale, ndërsa tha se Rama do largohej pasi ai është një i marrë që po shkatërron vendin.

“Rilindja ka dështuar. Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Situata në vend është tepër e rëndë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Shohim sesi rinia ikën dhe vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikoni sesi nuk paguhen dot faturat e dritave dhe ujit. Shohim sesi në spitale, mjekët ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve. Ata ndihen të poshtëruar dhe të kërcënuar. Mësuesit kërcënohen nga drejtorët kamikazë të Edi Ramës. Shohim doganierë të cilët kërcënohen në rast se nuk kalojnë mjetet e sendet që do Rama, e mbështeten ata njerëz me të cilët Rama ka lidhje të fuqishme, që janë më shumë oligarkë. Shohim sesi shqiptarët janë gjithmonë e më shumë pesimistë. Shohim pafundësisht mjerim, dhimbje dhe mungesë shprese. Shohim studentët shqiptarë dhe nxënësit të cilët janë në gjendje të mjerë”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *