Vendosni fjalën kyçe....

Masakra me mbi 40 të vdekur në Zelandën e Re, agresori transmetoi gjithçka live në “Facebook”


Një nga sulmuesit e dy xhamive në Zelandën e Re e ka transmetuar drejtpërdrejt në “Facebook” momentin ku ai vret me armë dhjetra besimtarë.

Videoja, që zgjat më shumë se 16 minuta, ishte e postuar në një faqe që i përket Brenton Tarrant, por u fshi shpejt nga “Facebook”.

Agresori ka filmuar me sa duket nga një kamera të cilën e mbante kokë. Në video tregohet një njeri në veshje luftarake brenda një makine, pranë xhamisë Al Noor në Christchurch.

“Euronews” shkruan se pasi parkon automjetin e tij, personi merr një nga disa pushkët që kishte brenda dhe ecën drejt e në xhami, duke filluar të shtënat kur i afrohet derës.

Në një moment ai largohet nga xhamia për të marrë një armë tjetër nga makina e tij, duke qëlluar njerëz në rrugë para se të kthehet dhe të qëllojë në xhami sërish.

Pastaj ai largohet, duke vrarë një tjetër kalimtar, ndërsa ajo lutet për ndihmë. Përpara se të niset me makinën e tij, ai gjuan me një armë tjetër përmes dritares.

Policia e Zelandës së Re tha se po punon për të hequr pamjet nga interneti.
“Facebook” nga ana tjetër tha se kishte hequr profilet që kishin publikuar videon dhe po punon për të fshirë mesazhe që shprehin mbështetje për sulmet. Video e mëposhtme e publikuar nga “Daily Mail” është e prerë dhe nuk tregon momentet kur agresori vret besimtarët myslimanë por vetëm kur ndodhet në makinë dhe pregatit armët, apo kur niset drejt xhamisë.

Nga sulmi në xhami kanë humbur jetën më shumë se 40 njerëz dhe kanë mbetur të plagosur dhjetëra të tjerë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *