Templates by BIGtheme NET

Masakra në Zelandën e Re, emri i Skënderbeut në armën e terroristit (FOTO)

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me agresorin Brenton Tarrant, i cili është një nga katër personat që i morën jetën 49 personave dhe plagosën dhjetëra të tjerë gjatë sulmit në dy xhami në Zelandën e Re.

Tarrant publikoi gjithë skenën live në “Facebook”-un e tij, ndërsa nga pamjet e armëve, nuk mbeti pa u vënë re disa mbishkrime.

Në armët e krimit, sulmuesi kishte shkruar emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ai kishte shkruar gjithashtu emrin e Gjergj Arianitit, i cili ishte vjehrri i Skënderbeut, babai i Donika Kastriotit.

Ai kishte të shkruar në germat cirilike edhe emrat: Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar. Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari

I dyshuari australian Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic ishte në rrjtetet sociale besohet të ketë publikuar një manifest, prej 73 faqesh në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë.

Në videon e publikuar në “Facebook”, në sfond dëgjohet një këngë serbe, e cila madhëron ‘kasapin e Bosnjës’, të dënuarin për krime lufte Radovan Karaxhiq.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto