Një sherr me armë zjarri ka ndodhur që në orëet e para të mëngjesit, në qytetin e Kavajës. Një 26-vjeçar ka qëlluar me armë në ambientet e një furrë buke një 60-vjeçar. Pronari i furrës së bukës ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Mendodhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie që kishin dy personat.
“Plagos me armë gjahu një shtetas, identifikohet, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia e Kavajës. Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin: S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.