Templates by BIGtheme NET

Një ditë para protestës, Basha mbledh aleatët

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të çekisë, kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka mbledhur në selinë blu aleatët, një ditë para protestës së 16 marsit.

Në fokus të këtij takimi është protesta e nesërme që pritet të jetë masive.

Para kësaj, kreu i PD-së, Basha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, kanë zhvilluar një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për t’u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestë.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm çek, Petricek, Basha dha një deklaratë për gazetarët duke i bërë thirrje ambasadave të huaja në vend që të mos bëhen palë me partitë politike dhe persona të veçantë por të përfaësojnë vlerat demokratike të vendeve nga vijnë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto