Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje për orarin dhe rrugët, Policia e Tiranës i refuzon lejen për protestë opozitës


Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e opozitës për protestë pa afat.

Ashtu si në protestën e 16 shkurtit, opozita kërkoi leje që protesta të niste në orën 11:00 por pa afat përfundimit.

Policia e refuzoi asokohe protestën me argumentin se duhej përcaktuar edhe orari i përfundimit të saj.

Edhe për sa i përket vendit ku do zhvillohet ajo, policia ka njoftuar se nuk do lejohet protesta në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Papa Gjon Pali”, edhe pse sipas opozitës këto rrugë do përdoren nga protestues të shumtë që pritet të marrin pjesë.

Kryeministri Rama do jetë në Berat, duke shmangur qëndrimin e tij në kryeqytet siç ka ndodhur edhe me protestën e 16 shkurtit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *