Vendosni fjalën kyçe....

“Pjetri, Doracaj e Semanaj nuk paguajnë sigurimet e punonjësve të Hipotekës” – Denoncimi


Një punonjës i administratës ka denoncuar mospagesën e sigurimeve shëndetësore nga drejtuesit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ai thotë së në 2 vite punë ka vetëm 1 muaj sigurime dhe thotë Shkak për këtë sipas tij është bërë fakti se ai është simpatizant i LSI-së ndërsa thotë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me simpatizantët e PD-së.

Ai bën përgjegjës për këtë gjë kryeregjistruesin Valdin Pjetri si dhe Blerina Doracaj e Eljon Semanaj. Denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në “Facebook”.

Narkoshteti paguan sigurimet shendetesore sipas perkatesise partiake! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb.

“Doktor pershendetje.dua te denoncoj nji shkelje pran ZRPP Tirane….jam punenjos pran hipotekes prej 2 vitesh,jam antare i Lsi por kur shkova ke instiuti i sigurimeve shendetsore rezultoi qe vetem 1 muaj sigurume na jan derdhur.kte katrahur e kan ber Blerina Doracaj,Eljon Semanaj,dhe kryeregjistrusi aktual Valdrin Pjetri…punonjsit te Rilindjes ja u kan pagu kurse Lsi dhe Pd vetem nji muaj ne 2 vjet pun….anonim dhe faleminderit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *