Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme në Bulqizë.
Një person me iniciale B.S., që është identifikuar si Blerim Skarra, plagosi personin me iniciale M.O., pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e çerenecit.
I plagosuri, Mirdash Osmani, ndodhet spitalin e Peshkopisë ku është jashtë rrezikut për jetën ndërsa është një emër i njohur për policinë.
Ai është ndaluar në maj të vitit 2015, në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”, pasi dyshohej se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin kishte pasur konflikte më herët.
Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, dyshohet se shtetasi B.S, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin M.O, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.