Templates by BIGtheme NET

Si heshti Cakaj, kur u pyet nga deputetët e Bundestagut për “Dosjen 339”

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, shpërndau dje një njoftim për shtyp me nota rozë për nje takim që ka patur në Bundestagun gjerman me deputetë që mbulojnë çeshtjet e integrimit.

Por Gent Cakaj ka fshehur dy momente kyçe nga takimi. Burime të mirëinformuara diplomatike bëjnë të ditur për Syri.net se Ministri i Jashtëm në detyrë ngeli pa përgjigje dje në Bundestagun gjerman, kur u pyet nga radhët e CDU, nëse qeveria do të ketë reagimet e duhura ndaj çështjes së përfshirjes së krimit të organizuar në blerjen e votave me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ndaj skandaleve të korrupsionit.

Çështjet që ngriti Joachim Falenski, duke kërkuar pergjigje nga Ministri në detyrë Cakaj ishin 4:

1. Dosja hetimore 339

2. Skandali i tenderit tek Astiri

3. Ligji Special Fusha për Teatri Kombëtar

4. Ligji Special për Aeroportin Vlorë

Por asnjëra prej çështjeve nuk mori asnjë përgjigje nga i dërguari i Ramës në Bundestag. Cakaj, i cili kishte folur vetëm për reforma dhe arritje të qeverisë, nuk iu përgjigj pyetjes, duke përsëritur qëndrimin për vetingun.

Të njëjtat burime informojnë se deputeti i gjelbër Manuel Sarrazin ka ndërhyrë, duke thënë se “Ju nuk ju pergjigjët pyetjeve të kolegut Falenski.

“Por ne na intereson shumë kjo përgjigje për votën tonë për negociatat. A mundeni ju lutem?”

Përgjigja e Cakajt ishte sërish heshtja, çka solli edhe përfundimin e takimit të tij me deputetë nga të gjitha grupet në Bundestag, të ngarkuar për çështjet e integrimit europian.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri.net

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto