Motorët e ujit janë një nga mjetet më argëtuese gjatë stinës së verës për ata që vendosin t’i kalojnë pushimet në breg të detit.
Megjithatë ato nuk mbajnë më shumë se 2 persona mbi kurriz.
Për këtë arsye një kompani ka bërë një shpikje interesante. Ajo ka përshtatur një varkë për të futur brenda vetes një motor uji, që shërben për të lëvizur varkën, që normalisht mban më shumë persona në bord.
Varka është bërë nga kompania “Sealver” dhe pritet të jetë një nga shpikjet më interesante të kohëve të fundit në këtë fushë.