Rritet bilanci i të vdekurve nga masakra në Zelandën e Re ku katër persona qëlluan me armë zjarri besimtarët myslimanë apo kalimtarët pranë dy xhamive.
Komisioneri i policisë Mike Bush, ka konfirmuar për mediat se numri i të vdekurve në është rritur në 4persona.
Një burrë në të 20-at e tij është akuzuar tashmë për vrasje dhe nesër do të paraqitet në gjykatë. Tre të tjerë gjithashtu po mbahen në paraburgim, mes tyre një grua.
Bush konfirmoi se 20 persona mbetën të plagosur në atë që është konsideruar si tragjedia më e keqe ndonjëherë në historinë e Zelandës së Re.
“Është e qartë se kjo mund të përshkruhet vetëm si një sulm terrorist”, tha Kryeministri i Zelandës së Re Jacinda Ardern.
Pas sulmeve, Zelanda e Re është vendosur në nivelin më të lartë të sigurisë sipas Kryeministrit Jacinda Ardern.
Katër vetë janë arrestuan, tre burra dhe një grua, në lidhje me sulmin, por vetëm një prej tyre është akuzuar për vrasje deri tani.
Është konfirmuar se të katër kanë mbajtur pikëpamje ekstremiste por nuk kanë qenë në ndonjë listë hetimore të policisë.
Bush tha se nuk beson se ka njerëz të tjerë të përfshirë në sulm dhe se nuk po kërkon për të dyshuar të tjerë.
Ekipi Kombëtar i Kriketit të Bangladeshit do të vizitonte një nga xhamitë, por arriti të shpëtojë.