Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër tragjedi për Louis Tomlinson, pas nënës humb dhe motrën 18-vjeçare


Tragjeditë në familjen e këngëtarit Louis Tomlinson duket se s’kanë mbaruar. Pas vdekjes së nënës, Louis ka humbur dhe të motrën Felicite e cila ishte vetëm 18-vjeç.

“The Sun” shkruan se motra e yllit të “One Direction” ka ndërruar jetë të mërkurën, pasi ka pësuar një atak kardiak kur ndodhej në apartamentin e saj në katin e katërt në Earls Court, në perëndim të Londrës.

Një mik i familjes thotë se Louis ka mbetur i shkatërruar pas vdekjes së të motrës. Një person që ndodhej në apartament me Felicite-n, ka lajmëruar policinë. Dy ambulanca u dërguan në vendngjarje, për t’i ardhur në ndihmë Felicite-s, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha: “Ne u thirrëm në orën 12.51. Ne dërguam dy ekipe të ambulancës, dhe një ndihmës të avancuar në vendngjarje.Fatkeqësisht, pavarësisht nga përpjekjet e mjekëve tanë, një person vdiq”.

Gjyqtari i “X Factor” ishte jashtëzakonisht i afërt me motrën e tij. Ata shiheshin shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në Londër.

Mamaja e tyre u nda nga jeta nga Leuçemia në vitin 2016 dhe kjo ishte një goditje tepër e rëndë për këngëtarin. Vetëm pak ditë më parë, Louis publikoi këngën e tij “Two Of Us” që ia ka dedikuar mamasë. Por tanimë duket se këtë këngë do ta këndojë edhe për personin tjetër më të afërt për të, Felicite-n.

Louis Tomlinson dhe Felicite Tomlinson

Felicite Tomlinson

Mamaja e Louis Tomlinson, Johannah

Louis me mamanë

Mamaja e Louis Tomlinson vdiq në vitin 2016 nga Leuçemia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *