Ambasadori britanik në Shqipëri, Norman Duncan, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të opozitës.
Ai ka bërë thirrje që protesta të mos agravojë në dhunë.
“Sot është një ditë për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar.
Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë.
Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, shkruan Duncan në Twitter.