Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka shkruar një status në profilin e tij në “Twitter”, ku shprehet se kushdo që dhunon qytetarët do të marrë ndëshkimin e merituar.
“Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!”, tha Gazmend Bardhi.