Vendosni fjalën kyçe....

Basha largon protestuesit nga dhuna, rinis marshimin te Kryeministria


Pas tensioneve të krijuara para Parlamentit, kreu i opozitës Lulzim Basha po i tërheq protestuesit në marshimin drejt Kryeministrisë.

Të drejtuar nga Basha, qytetarët ndaluan për pak çaste për të nderuar dhe bustin e Azem Hajdarit dhe vijuan më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Pas konfrontimit të protestuesve me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës, kreu i PD-së tha se protestuesit janë provokuar fillimisht nga policia.

“Janë të parët ata që duhet të jenë para drejtësisë, prandaj kjo protestë është jetike për Shqipërinë.

Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe kësaj duhet t’i jepet fund.

Siç tregon vetëm një fashikull i dosjes 339 apo 184, ata i mbyllin gojën medias që me paratë, kërcënimeve apo breshëri automatiku. Pa larguar Edi Ramën shqiptarët nuk do gjejnë as paqe.

Pasi hodhën gaz ndaj vajzave dhe grave, le të mos e zvogëlojmë këtë. Shqipërisa është e destabilizuar nga krimi dhe ne do jemi në krah të tyre. Nuk ka drejtësi, nuk ka Parlament, ka kapje të shtetit.”, tha Basha.

Në marshimin e tretë protestuesit u ndalën para Parlamentit, ku pati një përplasje mes tyre dhe policisë. Kjo e fundit përdori bomba me gaz lotsjellës si dhe autobotat me ujë kundër protestuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *