Pas konfrontimit të protestuesve me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës, ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Basha tha se protestuesit janë provokuar fillimisht nga policia.
“Janë të parët ata që duhet të jenë para drejtësisë, prandaj kjo protestë është jetike për Shqipërinë.
Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe kësaj duhet t’i jepet fund.
Siç tregon vetëm një fashikull i dosjes 339 apo 184, ata i mbyllin gojën medias që me paratë, kërcënimeve apo breshëri automatiku. Pa larguar Edi Ramën shqiptarët nuk do gjejnë as paqe.
Pasi hodhën gaz ndaj vajzave dhe grave, le të mos e zvogëlojmë këtë. Shqipërisa është e destabilizuar nga krimi dhe ne do jemi në krah të tyre. Nuk ka drejtësi, nuk ka Parlament, ka kapje të shtetit.”, tha Basha.