Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk kishte si të mungonte në protestën e sotme të opozitës të cilën e ka konsideruar një “cunam popullor”.
Në një prononcim për “A2 CNN”, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka shkuar të fshihet te tunelet e Skraparit.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që sot firmosin betejën fitimtare nga kakistokracisë. Edi Rama ia ka mbathur sërish ditën e sotme. Edi Rama ka shkuar te tunelet e Skraparit. Ky është një cunam popullur dhe Rama nuk mund t’i fshihet”, tha Berisha.