Disa protestues kanë shfaqur probleme me shëndetin pasi policia lëshoi gazlotsjellës kundër tyre.
Disa protestues janë shtrirë përtokë në gjendje të fikëti, ndërsa qytetarët që ndodheshin afër u kanë ardhur në ndihmë duke i hedhur ujë.
Protesta e opozitës ishte lajmëruar për t’u zhvilluar te Kryeministria, por pas dy rrethimeve në marshimin e tretë protestuesit u vendosën te Parlamenti.
Protestuesit të gjendur përballë një numri të ulët policësh tentuan që të hyjnë në Kuvend, por policët përdorën gazlotsjellës.