Gazi i hedhur nga policia gjatë protestës së sotme të 16 Marsit nuk la pa probleme as liderët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin por edhe ish deputetë të tjerë.
Gjatë zhvendosjes së turmës para Parlamentit, protetuesit çanë kordonin, ndërsa policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës.
Të prekur nga gazi ishin edhe liderët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi, e cila është kapur nga kamerat duke mbajtur një shami përpara fytyrës.