Një person është gjendur i vrarë pranë Liqenit të Tiranës.
Viktima mësohet se është H.B 62 vjeç dhe dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.
Viktima dyshohet se është vrarë me armë zjarri, teksa vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur.
Deri më tani atentati dyshohet se është kryer nga dy persona të maskuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.