Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tregoi se edhe asaj i kishte plasur një bombë e zhurmuese para këmbëve, e cila për disa minuta të shkaktonte një dhimbje të fortë në vesh.
“Policia e shtetit ishte e papërgatitur që njerëzit do të lëviznin në të gjitha rrugët. Uji me lëndë kimike që u përdor ndaj qytetarëve u lënduan dhe ata. Nuk mendoj që ka pasur dhunë nga protestuesit. Ata qëlluan me gurë pasi policia goditi me gaz.
Gazi arriti edhe tek unë, edhe pse isha larg, dhe të mendosh që të vijë dhe fisheku i bombulës së gazit lotsjellës, se dakord ata që ishin në rresht të parë. Njerëzit janë dëmtuar jo vetëm me gaz por edhe me ujë me solucion kimik sot. Edhe unë jam ndjerë keq. Një bombë e tillë si kjo që i ka plasur Erjonit më ka plasur edhe mua. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”- sqaroi Kryemadhi në studion e emisionit Kjo Javë në News 24.