Templates by BIGtheme NET

Kryeministria saldohet me llamarina (FOTO)

Ndryshe nga protestat e mëparshme, dyert e Kryeministrisë sot janë salduar me llamarina. Po ashtu sot nuk ka më një tendë të instaluar, por saldim me llamarina edhe në pjesën lart derës kryesore.

Gjatë mbrëmjes, rreth e rreth Kryeministrisë është vendosur një rrethim hekurash.

Rreth 1600 efektivë janë angazhuar për protestën e sotme. Forcat e policisë janë vendosur në dy anët e Kryeministrisë, si nga ana e Piramidës ashtu edhe nga Rogner.

Makinat, blindat e autobotet janë vendosur në pjesën e prapme të Kryeministrisë.
Sakaq janë vendosur kamera me rezolucion të lartë në shtyllat e ndriçimit. Sipas gazetares Klodiana Lala ka raste që janë vendosur madje edhe tre kamera në një shtyllë të vetme. Shtyllat janë lyer me graso në mënyrë që protestuesit të mos ngjiten dot për të dëmtuar kamerat.

E rrethuar është dhe gjithë pjesa e lulishtes pranë Kryeministrisë./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto