Dy ushtarë turq janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur të shtunën në një përleshje gjatë operacioneve në Irakun verior, tha ministria e mbrojtjes e Turqisë.
Gjashtë militantë, përfshirë një grua, u “neutralizuan” gjatë operacioneve, tha ministria në një deklaratë. Ushtria turke e përdor termin “neutralizim” kur ka vrarë, kapur ose plagosur luftëtarë.
Turqia rregullisht bën sulme ajrore mbi bazat e PKK në Irakun e veriut, pasi Presidenti Erdogan kërkon të përmbushë qëllimin e tij për t’i dhënë fund veprimtarisë së grupit militant pranë kufijve të Turqisë.
PKK konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Turqia një organizatë terroriste dhe prej tre dekadash ka zhvilluar një kryengritje ndaj kurdëve, në juglindje të Turqisë, duke vrarë rreth 40,000 njerëz.