Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Bashës për ndërkombëtarët: Mos dëgjoni Ramën!


Gjatë fjalimit të tij përbyllës të protestës, kryedemokrati Lulzim Bashau dërgoi dhe një mesazh perëndimorëve.

Basha u bëri thirrje diplomatëve të huaj që të mos dëgjojnë kryeministrin Edi Rama, por zërin e qytetarëve.

“Dua t’i drejtoj në emrin tuaj, me mbështetjen tuaj, një mesazh të qartë miqve tanë perëndimor, nuk ka stabilitet pa demokraci, nuk ka stabilitet pa drejtësi, nuk ka stabilitet pa ligj,  pa barazi përpara ligjit. Degjojini më pak autokratët e korruptuar dhe të inkrminuar. Ftesa ime sot është mos e dëgjoni autokratin e korruptua Edi Ramar, mos dëgjoni zërin e atij që zhyti vendin në drogë, dëgjoni zërin e qytetarëve.”, tha Basha.

Në këtë moment protestuesit nisën me brohoritjet “Rama ik!”. Protesta u mbyll më herët nga sa ishte parashikuar, psi opozita kishte kërkuar leje për 48 orë, ndërkohë që policia i kishte dhënë leje deri sot në mesnatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *