Vendosni fjalën kyçe....

Misteri për identifikimin e mumjes 4000-vjeçare zgjidhet nga FBI


“The Independent” ka shkruar një artikull, në të cilin tregon se si FBI ka mundur të identifikoj një mumjeje 4000-vjeçare.

Që prej vitit 1915, kur koka e dëmtuar e mumjes u gjet në cepin e një varri të Deir el Bershas, në Egjipt, arkeologët nuk kishin mundur ta zbulonin se kujt i përket, megjithëse shkrimet në mure u deshifruan duke treguar se varri mbante trupat e një guvernatori të quajtur Djehutynakht dhe të shoqes.

Por në sajë të teknikave të avancuara, u arrit të nxirrej një kampion ADN-je nga dhëmbët e mumjes dhe analizat e mëtejshme dëshmuan se bëhet fjalë për vetë guvernatorin.

Në këtë artikull lavdërohet puna e FBI duke thënë, se kur arritën ta rikrijojnë ADN-në e një dhëmbi 4000-vjeçar, këtë mund ta bëjnë absolutisht me çdo gjë tjetër, thonë specialistët.

Për ekipin vështirësitë nuk ishin aspak të vogla, duke qenë se koka e mumjes u gjet në ambijent shkretëtire dhe temperaturat e lartë. Këtë kushte ndikojnë që ADN-ja të degradojë shumë më shpejt sesa në kushte të zakonshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *