Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas përfundimit të protestës ka deklaruar për mediat përshkallëzim të protestës duke thënë se tanimë nuk ka më kthim pas dhe “loja ka filluar të luhet fort”.
Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri ën fund që të qeveriset nga armiku i vetëm i tij, Edi Rama. Sot qytetarët e Shqipërisë, por më shumë të Tiranës, bënë protestën më të madhe ëqë është parë ndonjëherë në Shqipëri, në Shqipërinë më të rudhur sepse ata kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin dot lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujtdo.
Rruga tanimë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirimnë e njerëzve në Shqipëri. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë dhe opozita do ta mbështesë atë në çdo orë dhe në çdo ditë – zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve kundër qeverisë së krimit, kundër narkoshtetit të Edi Ramës.
Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas. Tanimë ne do të qeverisin zemëratën dhe indinjatën e qytearëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi i Shqipërisë në BE. Flamuri i Shqipëririsëë dhe zemra e qytetarëve do të jenë simbolet e Shqipërisë që do ta çlirojnë atë nga varfëria.
Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën e tyre europiane që mban emrin e Edi Ramës. Ata kanë marrë sot në dorë fatet e tyre, çdo sakrificë për Shqipërinë do të jetë më e vogël përballë sfidës që kanë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre, shtëpinë e fëmijëve të tyre.
Çdo qytet dhe çdo cep i Shqipërisë sot i bën qytetarët e saj më të fortë, më të bindur, që rruga e tyre nuk ka më kthim pas dhe rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE. Sepse e vetmja gjë që e shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit, nga largimi i kriminelëve dhe grabitësve të shpresës dhe xhepave të shqiptarëve është Integrimi Europian dhe për ta arritur këtë duhet të largohet i vetmi njeri që mban peng shqiptërinë dhe shqiptarët, shpresën e të rinjve shqiptarë, Edi Rama me sektin e tij kriminal. Sot ai mori një shuplakë.
Loja tashmë do të hyjë prej vërteti. ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë që u lejon shqiptarëve mundësinë e vetme për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e fëmijëve të tyre, në shtëpinë e familjeve të tyre. Faleminderit!”, tha Kryemadhi.