Policia ka filluar ndalimet pas protestës së organizuar nga opozita e bashkuar ditën e sotme.
Në videon ndarë për mediat, shihet kur efektivët e policisë shoqërojnë disa protestues së bashku me ish-deputetin e PD-së në Fier Luan Baçi dhe djalin e tij.
Gjatë konfliktit me efektivët e policisë, protestuesit kanë hezituar për tu shoqëruar në polici, ndërsa nga pamjet shihet se djali i deputetit Baçi është i gjakosur.