Pas videove nga Shkodra, edhe në autostradën Fushë Krujë-Milot policia ka ngritur disa postblloqe dhe po ndalon protestuesit, qofshin ata të nisur me automjete personale apo autobusë.
Në të gjithë rrugët hyrëse të kryeqytetit gjithashtu janë ngritur postblloqe policie që ndalojnë dhe gjobisin makinat, autobusët apo furgonët.
Protestuesve u kërkohen mjetet e identifikimit por megjithatë janë lënë të lirë të kalojnë.
Sipas opozitës, kjo bëhet për të frikësuar protestuesit të marrin pjesë në protestë.