Vendosni fjalën kyçe....

Poshtë zyrës së tij protestohet, Rama në Berat: Qeveria nuk preket!


Ashtu sikurse ndodhi në protestën e 16 shkurtit, edhe këtë 16 mars kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë.

Ai ka shkuar në Berat, ku po zhvillon një takim me 200 operatorë turistik.

Ndërkohë që para zyrës së tij në kryeqytet po protestohet, Rama foli për protestën, duke thënë se qeveria nuk preket dhe protestuesit i konsideroi rrogëtarë.

“Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq. Në këtë rast cka ndodh, e vetmja pikë dhe gjë që nuk cënohet është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave gjithcka tjetër preket. Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo. Ndër ata që shkojnë në protesta të organizuara për t’u materializura në dhunë, një pjesë janë rrogtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike. Dhe si të thuash janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë, po jo për këdo tjetër, jo”, tha Rama.

Rama gjithashtu foli dhe për transformimin e Beratit.

 “Nga një rrënojë e ka kthyer në një tjetër pikë referimi për jetën e përditshme dhe turizmin këtu. Para se të ngjiteshim deri këtu ne kaluam në katet e ndërtesës dhe pamë një punë të bërë me shumë dashuri. 13 mijë vizitorë në 2013 dhe 110 mijë vizitorë në 2018. Rezultati si pasojë e rritjes së fuqisë tërheqëse të Beratit falë rilindjes urbane. Një program që fuqizon kapacitetet e të gjitha zonave të vendit tonë për të thithur më shumë vizitorë. Duke thithur më shumë vizitorë thithim më shumë para që shpenzohen, në bare, restorante, bujtina e hotelet e Beratit.
Sot ishim në një bujtinë pranë rrugës së rindërtuar të kalasë e cila tashmë është e shpëtuar nga ato vështirësi e probleme për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe amortizimit të kalldrëmeve”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *