Templates by BIGtheme NET

Protesta e opozitës përmes FOTOVE dhe VIDEOVE

Ditën e sotme opozita mblodhi në protestë qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të kërkuar largimin e qeverisë. Qytetarët e mbledhur për nga të gjithë qytetet marshuan drejt Kryeministrisë me pankarta në duar por pa flamuj partiakë.

Por ndryshe nga herët e tjera opozita kishte një strategji ndryshe nga herët e tjera, duke marshuar për tre herë rreth kryeministrisë, te parlamenti dhe sërish te Kryeministria.

Gjatë tubimit te kryeministria nuk pati incidente mes protestuesve dhe policisë, ndërsa para parlamentit ndodhën edhe incidentet kryesore. Policia e gjendur e papargatitur nga ndryshimi i formës së organizimit dhe vendit kishte dislokuar vetëm një numër të vogël efektivësh përpara godinës së Kuvendi, duke patur edhe përplasje me disa protestues.

Për të shpërndarë turmën policia përdori, gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa qytetarët iu kundërpërgjigjën me hedhje gurësh.

Pas këtyre përplasjeve të herëpashershme, krerët e opozitës, tërhoqën protestuesit duke lajmëruar mbylljen e saj dhe paralajmëruar protesta të përditshme.

Pas mbylljes së protestës ishte radha e policisë të merrte protagonizmin duke filluar me ndalimet.

Të ndaluar deri më tani sipas informacioneve të bëra publike janë disa protestues përfshi edhe ish-deputetin e PD-së Luan Baçi së bashku me djalin e tij/Hashtag.al.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto