Një protestues që ndodhet në Bulevardin para Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e kamerave për shkak të parrullave që mbante.
Me tre tepsi në kokë njëra pas tjetrës, protestuesi mban varur parrullën: “Shoqëria Civile: PS, PD, LSI s’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”. Fotot janë shkrepur nga LSA.
Protesta e sotme vjen një muaj pas protestës së 16 shkurtit, kur opozita mori vendimin për djegien e mandateve.
Sot ish- deputetët e opozitës do të jenë sërish në krah të qytetarëve, por pa imunitetet parlamentare.