Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit ndalen te “Sheshi Skënderbej”: Rama s’i mbajti premtimet!


Protesta e opozitës nis në orën 11:00 por ndërkohë një grup protestuesish janë ndalur në Sheshin Skënderbej. Një protestues nga Burreli tha për “News 24” se arsyeja pse ka dalë të protestojë është për shkak se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet që ka bërë gjatë fushatave elektorale. Ai e konsideron qeverinë Rama si qeverinë më të korruptuar.

Ai tha se e vetmja arsye pse qytetarët bashkohen me protestat e thirrura nga politika është për shkak të mosfunksionimit të sindikatave.

“Edi Rama kur erdhi në pushtet na bëri shumë premtime. Na tha se do ulte çmimin e energjisë elektrike por nga 77 e bëri 95, premtoi uljen e TVSH-së, premtoi shëndetësinë falas, premtoi se do ulë çmimin e naftës që vetëm është rritur, premtoi se çmimet e shportës do i mbajë në kontroll. Kjo është qeveria më e korruptuar ndonjëherë.

Kjo është një e keqe e shqiptarëve se nuk duhet t’i çojnë partitë por sindikatat janë të qeverisë, marrin paratë e krimit prandaj detyrohen të merren pas partive.”, tha protestuesi nga Burreli.

Të pyetur nga gazetarët, protestuesit thanë se janë ndalur te “Sheshi Skënderbej” jo për të protestuar atje, por për të pritur orën 11:00 për të nisur më pas marshimin te Kryeministria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *