Vendosni fjalën kyçe....

“Streha e krimit” – Shashka te hyrja e Kryeministrisë, protestuesit nisin rrethimin e dytë


Ka përfundimi marshimi rreth Kryeministrisë dhe protestuesit janë vendosur sërish përballë godinës, ku kanë nisur të hedhin shashka në drejtim të hyrjes.

Protestuesit nisën pak më parë një marshim për të rrethuar simbolikisht godinën e Kryeministrisë, pas një thirrje nga ish-deputeti Flamur Noka. Ai sapo i ftoi qytetarët të vazhdojnë të mbajnë të rrethuar atë që e quan “streha e krimit”.

“Godina ku strehohet krimi është e rrethuar nga populli. Rama ik, Rama dorëzohu. Godina ku strehohet e keqja e këtij vendi është e rrethuar nga qytetarët, Rama ik.

Streha e korrupsionit është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Rama ik! Vëllezër e motra ne do vazhdojmë marshimin e protestës. Ne kemi rrethuar, në këtë kuptim Edi Rama që sot e tutje do jetë i rrethuar nga populli i tij. Rama ik se s’ka zgjidhje tjetër. Rama ik! Rama ik sa nuk është vonë.

Rama ik se ikja jote është shpëtim për ty, është shpëtim për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama ik!

Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, më të vendosur se kurrë dhe do ta vazhdojmë protestën tonë marshim. A jeni dakord apo jo? A e vazhdojmë? A e mbajmë të rrethuar strehën e krimit, të korrupsionit? A e vazhdojmë rrethimin? A e vazhdojmë marshimin? Rama ik! Na ndiqni në marshimin tonë.”, tha Noka në një fjalim të dytë, pas kthimit para Kryeministrisë.

Menjëherë pas këtyre fjalëve, protestuesit nisin marshimin e dytë për të mbajtur të rrethuar Kryeministrinë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *