Vendosni fjalën kyçe....

U kthye nga Azerbajxhani, Meta për protestën: Evitoni konfrontimet!


Pas tensioneve në protestën e sotme të opozitës, ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai bën thirrje për protesta paqësore dhe kërkon të evitohen konfrontimet.

 “Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai ben thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qendrojnë larg provokimeve.”, thuhet në njoftimin e Presidencës..

Kujtojmë se presidenti ndryshoi axhendën e tij dhe u kthye me urgjencë nga Azerbajxhani për shkak të protestës së sotme.

Ai mësohet se është kthyer mbrëmë në darkë nga Azerbajxhani ku ndodhej për një vizitë zyrtare dhe aktualisht ndodhet në zyrë duke ndjekur nga afër situatën hap pas hapi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *