Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Protesta masive për të shpëtuar demokracinë në rrezik


Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili deklaroi në Ora News se masiviteti i protestës tregoi se ka shanse për të shpëtuar shtetin dhe demokracinë në rrezik

“Pikërisht për këtë situatë ishin ata mijëra e mijëra njerëz atje. Besoj që Shqipëria ka mbajtur frymën, ka përjetuar protestën më të madhe që pluralizmi ka parë ndonjëherë. Të mos harrojmë në Shqipërinë më të rrudhur ndonjëherë. Pikërisht kanë dalë për të protestuar, që shteti të mos jetë i zellshëm të ndalojë protestues, por të ndalojë ata që shitën e blenë votat, përgjimet dhe emrat e të cilëve i njohin të gjithë shqiptarët. I njohin edhe tërë ata që ishin në shesh, i njihni dhe ju.

Qytetarët e kanë refuzuar gjerësisht këtë qeverisje, nuk besojnë më asgjë te kjo qeverisje, ka një zemërim shumë të madh, një zemëratë që shkon në kufijtë e saj maksimalë, madje ju e kuptoni që është një masë gjigante njerëzish shumë e përmbajtur. Besoj jeni kaq gjakftohtë dhe e përmbajtur dhe e kuptoni që kjo masë njerëzish nuk ka pasur nevojë të ushtrojë dhunë. E ç’janë 1600 policë përpara 150 mijë protestuesve? Asgjë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *