Një 16-vjeçare është nominuar për çmimin Nobel për paqe, pasi ajo e vetme ka nisur një protestë që në muajin gusht për ndryshimet klimaterike.
Greta Thunberg e nisi protestën e saj në Suedi në shkollën e saj duke shkruar një artikull të goditur për ndryshimin klimatik në botë.
Thunberg frymëzoi shumë nxënës dhe studentë të botës që të protestojnë duke bojkotuar mësimin çdo të premte.
16-vjeçarja është shprehur falenderuese për nominimin e saj në profiling e saj në Twitter.
‘Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidim. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja’, shkruan Greta.