Një ngjarje e ‘pazakontë’ ka ndodhur në Melbourne të Australisë. Senatori, Fraser Anning është qëlluar me vezë nga një 17-vjeçar teksa po fliste përpara mediave.
Një ditë më parë ai fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandën e Re, ku mbetën të paktën 49 persona të vdekur.
Senatori australian menjëherë pas sulmit tragjik reagoi në Twitter duke shkruar: ‘A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën’.
Mediat vendase kanë filmuar momentin kur adoleshenti i hedh vezën në kokë senatorit, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me shpulla e grushte. Pamjet e publikuar kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.