Vendosni fjalën kyçe....

5 vjetori i aneksimit të Krimesë, BE kritika Rusisë


Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka kritikuar Rusinë në prag të pesë vjetorit të aneksimit të Krimesë.

Vetëm një ditë para pesëvjetorit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, Mogherini ka thënë se BE-ja vazhdon të jetë e palëkundur në angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Bashkimi Europian përsërit se vazhdon ta dënojë shkeljen e ligjeve ndërkombëtare. Vazhdon të jetë një sfidë aneksimi i Krimesë për sigurinë ndërkombëtare me implikime të mëdha në rendin ligjor ndërkombëtar që mbron integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e të gjitha shteteve”, ka thënë Mogherini.

Mogherini shton se shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Rusia kanë çuar në rritjen e rrezikshme të tensioneve në Ngushticën Kërç dhe Detin Azov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *