Vendosni fjalën kyçe....

50 viktima nga përmbytjet në Indonezi


Të paktën 50 persona janë vrarë në Indonezinë lindore si rezultat i përmbytjeve të papritura dhe rrëshqitjeve të tokës, thanë zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive në Indonezi.

Gati 60 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, tha agjencia në një njoftim për shtyp.

Që nga mëngjesi i së dielës, 49 prej trupave ishin identifikuar. Dyzet e dy persona u vranë në zonën e Sentanit të kryeqytetit të provincës, Jayapura, tha zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Zbutjen e Fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho.

Jayapura ndodhet në provincën lindore të Indonezisë, Papua, që kufizohet me Papua Neë Guinea.

Në disa zona të provincës Papua ranë më shumë se 450 centimetra shi në tre ditët e fundit.

Sistemi i stuhisë që godet Papuan pritet të shtohet edhe më dhe të largohet drejt jugut, gjë që do të lejojë që përmbytja të ulet.

Operacionet e kërkimit dhe të shpëtimit janë duke u zhvilluar në disa nga zonat e prekura. Autoritetet nuk mund të arrijnë disa nga vendet më të goditura për shkak të pemëve të rrëzuara, rrugëve të dëmtuara dhe ujërave që bllokojnë shtigjet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *