Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se asnjë procedim penal nuk e ndaj PD-në dhe qytetarët e saj për të përmbushur misionin për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Basha ka reaguar pas procedimeve penale ndaj protestuesve të ditës së djeshme. A
i thekson se përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarët politikë është tipari i regjimit kriminal.
Ndërsa paralajmëroi se të gjitha bandat do dalin para drejtësisë.
Deklarata e Bashës
“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.
Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!
Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!”