Futbolli maqedonas dhe klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duket se nuk do të kenë më problemet politike që kanë pasur deri më tani duke qenë se për herë të parë në histori është zgjedhur një shqiptar presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Muhamed Sejdini ia ka dalë që të triumfojë në zgjedhjet për presidencën e Federatës, ku megjithëse ishte kandidati i vetëm në listë, ka pasur edhe kontestime nga anëtarët që kishin të drejtën e votës.
Nga 96 delegatë që duhet të votonin, të pranishëm në zgjedhje kanë qenë 90 ndërkohë që 8 delegatë kanë votuar kundër zgjedhjes së tij, shifër kjo që nuk e ka ndikuar në fitoren e Sejdinit.