Vendosni fjalën kyçe....

PD zbulon emrin e policit që gjakosi djalin e ish-deputetit


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zbuluar identitetin e policit civil që goditi djalin e kryetarit të PD-së së Fierit, ish-deputetit Luan Baçi, vetëm pse po filmonte policët që ndalonin protestuesit.

Në një status në “Facebook”, Zhupa shkruan se Aliaj është polici që goditi djalin e ish-deputetit ndërsa thekson se kjo nuk është polici që përfaqëson shtetin.

“Kreshnik Aliaj që shikoni ne foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit te PD Fier dhe ish-deputetit Luan Baci.

Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic që përfaqësojnë bandën në pushtet”, shkruan Zhupa në statusin e saj në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *