Një person është plagosur me armë zjarri nayën e mbrëmshme në Korçë.
Sipas policisë, 27-vjeçari me iniciale R.M., është paraqitur në spitalin e Korçës në orës 2 të mëngjesit me plagë në këmbë të shkaktuara nga armë zjarri.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe deri tani ka shoqëruar 6 persona.
Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.